Rike Roci vazhdon të çmend rrjetet sociale me fotot që i bën publike.
E gjithë kjo në saje të fotografive të marra gjatë evropianit të futbollit, ku bukuroshja bie në sy të medieve botërore.
Por, Rikja nuk është tifoze vetëm e kombëtares shqiptare, pasi që në zemrën e saj është edhe një klub evropian, trasnmseton Telegrafi.
Bëhet fjalë për skuadrën italiane që ngjyrat e fanellave i ka kuqezi, përkatësisht është tifoze e Milanit.
Kështu së paku na lën të kuptojmë një video e publikuar në llogarinë personale të bukuroshes shqiptare, e cila renditet në mesin e tifozëve të skuadrës italiane.
Kujtojmë se Rikja ishte pjesëmarrëse në edicionin e gjashtë të “Big Brother Albania” dhe është modele, ku veprimtarinë e zhvillon kryesisht në shtetin italian. /Telegrafi/