Ka tash e sa ditë që fitneset në Kosovë qëndrojnë të mbyllura, shkaku i masave të fundit kufizuese, me rastin e rritjeve të rasteve me COVID-19.
Me gjithë kundërshtimet e shumta, qendrat e fitnesit qëndruan të mbyllura për rreth dy javë, teksa është paralajmëruar hapja e tyre që nga data 5 shkurt.
Bukuroshja Arta Nitaj, e cila ka treguar gjithmonë në rrjetet sociale se palestra është një pjesë e rëndësishme e stilit të saj të jetesës, bëri një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale mbi këtë çështje.
Ajo publikoi një video të realizuar kohë më parë në një nga palestrat që frekuenton, ku mund të shihet teksa djersitet në trakën e vrapimit.
“Mos e pritni të hënën. Faleminderit Qeveria për hapjen e fitneseve”, shkroi bukuroshja nga Peja në mbishkrimin e videos.
Ish-aktorja e hit-serialit të dikurshëm “O Sa Mirë”, e kishte shprehur revoltën e saj për mbylljen e palestrave, duke shpërndarë në Instagram thirrjen e bërë nga një prej fitneseve të kryeqytetit, që kërkonte hapjen e tyre. /Telegrafi/