U raportua se pretendimet e një gruaje se ajo ishte sulmuar nga Conor McGregor në jahtin e tij po rihetohen.
Gruaja irlandeze thotë se pësoi mavijosje pas incidentit të supozuar në super jahtin luksoz të yllit me tre kate në Balearics.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur më 17 korrik 2022, kur McGregor mbajti një festë për ditëlindjen e tij të 34-të.
Gruaja fillimisht bëri një ankesë zyrtare për McGregor tek policët në Dublin pasi u kthye në Irlandë, transmeton The Sun.
Policia spanjolle filloi të hetojë incidentin e supozuar, por çështja u mbyll pasi viktima nuk bëri një deklaratë të plotë para policëve në ishullin Formentera. Por tani rasti është rihapur në Spanjë me kërkesë të avokatëve të gruas.
Një gjykatë në Ibiza tani do të marrë në pyetje gruan pasi një gjykatës hetues mori një deklaratë paraprake nga ajo dhe dëshmitarët e mundshëm, raportojnë mediat lokale në Ibiza.
Vetë McGregor gjithashtu mund të thirret për t’u marrë në pyetje.
Në kohën kur akuzat u raportuan për herë të parë, gruaja përshkruhej në atë kohë si në të njëzetat e saj, por Periodico de Ibiza tani e ka përshkruar atë si 42 vjeç.
Pas incidentit të dyshuar gruaja tha se ishte sjellë në breg me një skaf dhe menjëherë kontaktoi autoritetet lokale.
Gruaja shpjegoi se nuk bëri një deklaratë të plotë në atë kohë pasi ishte në gjendje shoku, kishte veshur vetëm bikini gjatë marrjes në pyetje dhe thjesht donte të shkonte në shtëpi.
Gruaja u mor në pyetje nga Garda Civile, por nuk dha një deklaratë të plotë dhe më vonë filloi udhëtimin e saj për në Dublin.
Garda Civile e çoi në traget për t’u kthyer në Ibiza, ku ajo kontaktoi një mik të saj që e shoqëronte në udhëtim.
Gjatë festimeve të ditëlindjes së tij, McGregor i trajtoi mysafirët me kokteje të bëra duke përdorur uiski të tij Proper 12, ndërsa u shfaq edhe një tortë e madhe me emrin e tij.
Dy jahtet e tij, një Lamborghini Tecnomar 63 prej 2.7 milion funtesh (3 milionë euro) dhe Prestige 750 me tre kate prej 3 milion funtesh (3.6 milionë euro).
Gruaja që bëri këto akuza përshkruhet në mediat lokale si dikush që e njihte McGregor para se të bëhej i famshëm, sepse ata u rritën në të njëjtën lagje.
Ajo mësohet se ka marrë një ftesë për të festuar në jahtin e tij pasi e ka takuar atë në një klub plazhi më herët të njëjtën natë ku kishte shkuar me një çift hungarez.
Sipas raporteve të fundit, çifti i paidentifikuar tani mund të merret në pyetje për incidentin e supozuar.
Ndërkohë, McGregor ende nuk ka komentuar mbi pretendimin. /Telegrafi/