Telegrafi

Rihanna vendos në pah këmbët e tonifikuara gjatë daljes në New York

Rihanna u pa duke u kapur për dore me të dashurin e saj ASAP Rocky në një darkë të vonë në New York.

Këngëtarja dhe ikona e modës ishte e gjitha e buzëqeshur teksa po hynte në restorantin e Manhattan.

33-vjeçarja nga Barbadosi, kishte vendosur këmbët e gjata në sipërfaqe kur doli nga hoteli i saj në New York me një xhaketë të kaltër dhe të zezë, e cila shoqërohej me një fund të kaltër me gëzof të gjelbër.

Ajo gjithashtu veshi një palë taka të bardha me rripa, të cilat i shtriheshin rreth këmbëve deri pak poshtë gjunjëve.

Në këtë natë, Rihanna i kishte stiluar flokët e gjata të zeza pas shpatullave me shumë dredha natyrale dhe një ndarje në mes.

I dashuri i saj ishte zbukuruar me të zeza, me një xhaketër të zezë me një jakë me lesh dhe një kapuç të zi.

Ai gjithashtu veshi pantallonat e zeza dhe dorezat e zeza në elementët e ftohtë ndërsa po hynte në restorant. /Telegrafi/