Rihanna dhe Drake tashmë e kanë zyrtarizuar romancën e tyre, ndërsa sipas asaj që raporton TMZ, këngëtarja ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e vet dedikuar këngëtarit.
Bëhet fjalë për një peshkaqen të ngjyrosur në këmbën e majtë të RiRi, transmeton TCH. Simbolika e këtij tatuazhi, sipas të njëjti burim, lidhet me një takim të një muaji më parë të çiftit.
Drake mësohet se ka prenotuar një akuarium të tërë për Rihannan dhe gjatë takimit i ka dhuruar një peshkaqen lodër.
Vetë Rihanna nuk ka publikuar asnjë fotografi nga tatuazhi, por këtë e ka bërë BangBang, një artisti i njohur njujorkez, ku adresohen pjesa më e madhe e yjeve për të tatuazhet e tyre.