Site icon Telegrafi

Rihanna shihet duke blerë rroba për fëmijë në Target, e veshur më thjesht se zakonisht

Ajo është një miliardere falë linjave të saj të suksesshme të bukurisë, të brendshmeve dhe kujdesit të lëkurës.

Por Rihanna tregoi se ajo vlerëson ende çmimet e ulëta pasi u pa duke blerë rroba për fëmijë në një dyqan Target në Los Angeles të martën.

Këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin reper ASAP Rocky , gjithashtu 33 vjeç. Së fundmi ajo ka treguar se është në tremujorin e tretë.

Thuhet se të pranishmit kanë parë se Rihanna vendosi një fustan të vogël portokalli në karrocën e saj të blerjeve, duke nxitur spekulime se ajo është në pritje të një vajze.

Lexo po ashtu Rihanna shfaq barkun e rrumbullakosur e veshur me minifund lëkure dhe sytjena kristali

Sipas Target.com, fustani Cat & Jack që tërhoqi vëmendjen e Rihannës kushton rreth 16 euro.

Por gjithnjë e kujdesshme ndaj syve kureshtarë, nëna e ardhshme u kap gjithashtu duke parë disa çorape dhe këmisha ‘unisex’ për bebe.

Lexo po ashtu Rihanna zgjodhi të njoftoj shtatzëninë me veshje dhe aksesorë 'vintage'

Rihanna kontrolloi korridoret e dyqanit të famshëm me një xhup të kaltër me kapuç që fshihte barkun e saj.

Xhupi paraqiste një përshkrim shumëngjyrësh të horizontit të qytetit me të shkruar “Living the dream” sipër.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” shfaqi këmbët e saj me një minifund prej lëkure artificiale me shkëlqim dhe një palë taka ngjyrë vjollce metalike që mbështilleshin rreth kyçit të këmbës. /Telegrafi/

Exit mobile version