Telegrafi

Rihanna shfaqet mbresëlënëse, paralajmëron koleksionin për Ditën e Shën Valentinit

Rihanna shfaqi format e saj të hënën kur modeloi një trupore mahnitëse në ngjyrë të kuqe të errët për markën e saj Savage X Fenty.

Këngëtarja dhe biznesmenja 33-vjeçare i la pak vend imagjinatës në të brendshmet, të cilat i plotësoi me vija të kuqe horizontale që kalonin nëpër flokët e saj të drejtë.

Krijuesja e hiteve po promovonte gjithashtu ndriçuesin e buzëve të saj Fenty Beauty Gloss Bomb Heat.

Foto: Instagram

Rihanna u fotografua gjatë natës në një dhomë të hirtë dhe të kaltër plot me hije. Truporja e saj i zhytur në ngjyrë të kuqe të errët arriti deri në mes, duke vënë në pah bustin dhe tatuazhet e saj.

Të brendshmet e këngëtares së hitit “Work” përfshinin qepje të kryqëzuara që bien në sy, dhe ajo e kombinoi kostumin me gete të kuqe rrjetë.


Bukuroshja veshi taka me ngjyrë të njëjtë, dhe ajo e kombinoi dukjen me disa unaza të mëdha në gishta.

‘Dita e Shën Valentinit është për mua…. por ju mund të shikoni”, ka ngacmuar Rihanna në mbishkrimin e saj në Instagram.


Kujtojmë se Rihanna lansoi markën e saj të njohur Savage X Fenty në vitin 2018 në një përpjekje për të ofruar përmasa dhe ngjyra më gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/