Site icon Telegrafi

Rihanna refuzon Victoria’s Secret?

Rihanna ka refuzuar, një ndër ngjarjet më të mëdha në botën në modë dhe në industrinë e showbizz-it, sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Këngëtares i ishte propozuar të ishte pjesë e show, për të performuar sëbashku me Selena Gomez dhe grupin “The Weeknd”. Por duket se këngëtarja, e cila më parë kishte konfirmuar prezencën e saj, është tërhequr për të vijuar punën për përfundimin e albumit të saj më të fundit.

Në vend të saj, organizatorët kanë përzgjedhur një tjetër këngëtare, e cila aktualisht është në majat e suksesit, bjonden 28 – vjeçare , Ellie Goulding.

Në pasarelën e këtij viti pritet të parakalojnë “ëngjëjt e Victorias”, supermodele si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Behati Prinsloo, Candice Swanepoel, si dhe modelja Lily Aldridge, e cila do të mbajë këtë vit veshur recipetat, që kushtojnë 2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version