Sot (3 nëntor) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar Dita e Zgjedhjeve.
Derisa akoma po numërohen votat për dy kandidatët; Joe Biden dhe Donald Trump, reagimet përmes rrjeteve sociale kanë qenë të shumta, duke inkurajuar fansat të zgjedhin për më të mirën e vendit e po ashtu duke i përkrahur në vendimet e tyre.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e famshme nga Barbados, Rihanna.
Me anë të një postimi të ndarë me 87.6 milionë ndjekësit në InstaStory, Riri shton se ndihet krenare për të gjithë ata që e kanë kryer obligimin e tyre.
“Krenare me të gjithë ju që keni votuar sot dhe jeni akoma duke pritur në radhë ta bëni këtë”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, momentalisht të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump ‘pushtoi’ tre shtete kryesore – Florida, Texas dhe Ohio.
Rezultatet përfundimtare në anën tjetër janë akoma në pritje për Pensilvani, Gjeorgji, Karolina e Veriut, Michigan dhe Wisconsin, të cilat konsiderohen vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. /Telegrafi/