Ka kohë që nuk kemi parë projekte të reja muzikore nga ylli botëror, Rihanna. Ajo së fundmi, në një intervistë për T Magazine, ka dhënë lajme të mira për fansat e saj, pasi që pritet të rikthehet me një album.
31-vjeçarja nga Barbados për T Magazine ka treguar se është duke punuar në një album të zhanrit ‘reggae’, edhe pse nuk dihet se kur do të lansohet apo çfarë titulli do t’i vë.
“Deri më tani quhet R9. Ndoshta kështu edhe do t’ia vë emrin, sepse të gjithë po i drejtohen me R9. Si do ta pranoj me një emër tjetër kur tanimë kështu ka filluar të njihet albumi im i ri”, ka thënë Rihanna.
Ndër tjerash, ajo hodhi poshtë të gjitha spekulimet kur thuhej se do të bashkëpunojë me reperin Drake dhe Lady Gagan.
Kujtojmë që “Wild Thoughts” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Riri në duet me DJ Khaled dhe Bryson Tiller. /Telegrafi/