Site icon Telegrafi

Rihanna pa reçipeta, me këmishë nate në rrugë

Pa reçipeta Rihanna u fotografua duke dalë për darkë në Santa Monika.

27-vjeçarja ishte në restorantin Giorgio Baldi. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja nga Barbados del në publik me këmishë nate.

Riri duket se është në një krizë nga pikëpamja profesionale dhe sentimentale.  Ajo kishte njoftuar qe këtë fundvit do të lançonte albumin e saj të ri, por duket se i përmbysi gjysmën e këngëve për t’i ripunuar, të paktën kështu njoftoi menaxheri i saj.

Exit mobile version