Site icon Telegrafi

Rihanna nuk e duron Ritën: Shikoni çfarë ka kërkuar prej organizatorëve të MTV VMA

Emrat e mëdhenj të muzikës do të jenë të pranishëm sonte në MTV Video Music Awards.

Por, janë dy yje që tashmë njëra-tjetrën si duket nuk e durojnë dhe vështirë se do ti shohim në Madison Square Garden të New Yorkut.

Sipas njoftimeve, Rihanna ka kërkuar që të mos ulet krah Rita Orës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe ka këmbëngul në këtë gjë, transmeton Telegrafi.

“Rihanna do të merr çmimin Video Vanguard Award dhe nuk dëshiron që të tërhiqet vëmendja prej saj, prej askujt dhe në asnjë moment”, tha një burim i afërt me këngëtaren për The Sun.

“Ajo kurrë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe këtë e ka dëshmuar kur kërkoi prej organizatorëve që të mos ulet përkrah Ritës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për MTV Video Music Awards 2016

Vlen të theksohet se 28-vjeçarja Rihanna do të bëjë hapjen solemne të ceremonisë së MTV VMA.

Kujtojmë se përpos Ritës, edhe Bebe Rexha do të jetë e pranishme në ngjarjen më të madhe botërore të muzikës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu "Rita Ora shumë egoiste"
Exit mobile version