Ylli i muzikës, Rihanna, e cila është shtatzënë mori pjesë në pas-ndejën e Dua Lipës në Met Gala në orët e para të mëngjesit.
Në klubin e natës Virgo pas Met Gala, Rihanna dhe ASAP Rocky u futën në spektaklin elegant të Dua Lipës dhe Dom Perignon në orën 4 të mëngjesit, pikërisht kur dyert u mbyllën.
Por, ardhja e çiftit nuk ishte aq spontane sa dukej. Një burim tha se skuadra “masive” e sigurisë së yllit të popit shtatzënë doli nga klubi disa orë më parë.
“Të gjithë prisnin Rihannën. Ajo dhe ASAP shkuan në një dhomë të pasme ku reperi nga Mbretëria e Bashkuar, Skepta ishte DJ”, tha një burim.
Cara Delevingne u pa në turmë duke kërcyer me Vanessa Hudgens dhe regjisorin e “Elvis” Baz Luhrmann.
Këngëtarja e “Bad Guy” Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas, ishin gjithashtu në event.
Gjithashtu morën pjesë edhe Penelope Cruz, Florence Pugh, Trevor Noah, Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham.
Më pas Dua ka ndarë disa imazhe përkrah Rihannas dhe të famshëm të tjerë në llogarinë e saj të Instagramit. /Telegrafi/