Telegrafi

Rihanna, modele e koleksionit të saj të të brendshmeve

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Rihanna e ka kombinuar karrierën e suksesshme muzikore me ndërtimin e një kompanie mode.

Për promovimin e koleksioneve të reja nevojiten modele, mirëpo kush më mirë se ajo mund t’i reklamojë të brendshmet.

Lexo po ashtu Dukjet më të mira në tapetin e kuq të NAACP Image Awards

32-vjeçarja i ka ngritur temperaturat ndërkohë që e ka promovuar koleksionin e ri të të brendshmeve ‘Savage x Fenty’ për sezonin pranveror.

(Foto: Instagram/savagexfenty)

Sipërmarrësja e famshme duke fantastike në pozat e shpërndarë në rrjetet sociale duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Fotografitë kanë arritur menjëherë në faqet rozë dhe janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale duke marrë miliona pëlqime nga fansat. /Telegrafi/