Ylli i hitit “Diamonds” është shfaqur në promon e ligës nacionale të futbollit Superbowl, me pamje mahnitëse, me një fustan të bukur ngjyrë ari.
Kjo paraqitje e Rihannas ishte e papritur për publikun, sepse nuk është parë shpesh nëpër reklama të ligave të futbollit, transmeton TV Arta shkrimin e US Magazine.
Megjithatë, reagimet e para të publikut janë shumë pozitive, dhe është mirëpritur nga kritikët.
Kjo ngjarje do të mbahet më 7 shkurt, ku gjithashtu pritet të performojnë Coldplay dhe Beyonce.