Telegrafi

Rihanna mahnit edhe një herë me paraqitjen në të brendshme nga koleksioni i ri

Ajo ka vazhduar rrugën e promovimit të koleksionit të ri me një seri fotosh seksi për të mbyllur koleksionin “Love On the Edge” nga Savage X Fenty.

Rihanna vazhdoi të shfaqë koleksionin e saj teksa pozoi në imazhet e fundit nga fushata – këtë herë e veshur me një set mahnitës ngjyrë pastel – ndërsa asaj iu bashkuan edhe disa persona.

Ylli 33-vjeçar, kishte veshur një të sipërme me lidhëse në një nuancë delikate rozë dhe portokalli, të shoqëruar me të poshtme me bel të lartë dhe taka marramendëse.

Rihanna po shfaqte çdo centimetër të formave të saj të famshme trupore teksa pozonte për fotot seksi, me figurën e saj të plotë të përmirësuar nga pamja e saj e dizajnuar vetë.

Detajet e lidhëses në të brendshme ishin të lidhura me pamjet e tjera të koleksionit, megjithatë ngjyra e saj pastel binte në sy kundrejt pamjes së kuqe të yjeve të tjerë.

Asaj iu bashkua në xhirime Lourdes Leon, Quannah, Souizz, Alva Claire dhe Evan Leff.

Rihanna lansoi markën e saj të njohur Savage X Fenty në 2018 në një përpjekje për të ofruar përmasa dhe ngjyra më gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/