Rihanna është shfaqur tejet sportive në paraqitjen e saj më të fundit në prag të fundjavës.
Të enjten, Rihanna mbuloi linjat e saj në veshje sportive ngjyrë hiri në paraqitjen e fundit në New York City.
29 vjeçarja u shfaq jashtëzakonisht atraktive me akcesorët e saj të verdhë – dy çanta luksoze. Dallohen edhe këpucët e verdha.
Çanta e saj e lëkurës Gucci Ghost e punuar nga lëkura kushton jo më pak se 3 mijë euro.
Krijuesja e hitit “Umbrella” shtoi edhe vathë ngjyrë ari të mëdha për t’u dukur e jashtëzakonshme.
Për zgjedhjet e veshjeve të saj, Rihanna së fundmi tha se zgjedhjet e saj varen shumë nga ajo se si ndihet, herë e shëndoshë, e herë një femër e hollë.
“Unë i jap vëmendje veshjes çdo ditë kur shkoj te dollapi për të parë se çka më shkon e çka jo. Është një gjë individuale”, u shpreh Riri.
Bukuroshja së fundmi është ‘single’ dhe nuk është parë me të dashurin e saj miliarder për të cilin u gjend në mediat botërore. /Telegrafi/