Ajo është pëfolur për një kohë të gjatë për lidhjen e saj me Drake, e ndërsa mesa duket mbrëmja e MTV Video Music Awards ka konfirmuar gjithçka, Rihanna dhe Dake tashmë janë çift.
Ndonëse nuk e ka konfirmuar ende, këngëtarja 28 vjeçare është shfaqur sot rrugëve të New York me një veshje shumë interesante.
Ajo kishte veshur një fustan të kuq në formë të një zemre gjigante, të punuar me material nga lëkura e dhelprës. Kjo gjë mesa duket po e konfirmon se ajo ndjehet më e dashuruar se kurrë. /Telegrafi/