Bleona Qereti pretendon se është kopjuar nga ylli botëror Rihanna.
Këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh synon depërtimin në skenën muzikore ndërkombëtare përmes “Instagramit” ka akuzuar Ririn për kopjim të veshjes së saj, transmeton Telegrafi.
Bleona ka publikuar dy fotografi duke treguar se pamja me të cilën Rihanna është paraqitur kohëve të fundit është ide e saj pasi ajo me të njëjtin stil dhe veshje u paraqit vitin e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që artistja nga Shqipëria pretendon se kopjohet nga yjet botërore./Telegrafi/