Fustani i markës ‘Dior’, tanimë shumë i preferuar nga yjet e Hollywood-it.
Kritikët që mirren me vlerësimin dhe komentimin e veshjeve të yjeve, nuk po mund të vendosin se kush duket më bukur në këtë fustan të ‘vogël’, ‘Dior’.
Rita Ora, ishte e para e cila u shfaq në Paris me këtë fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, që i tregonte për mrekulli trupin.
Pastaj këngëtarja Selena Gomez është shfaqur me këtë mini fustan, në video klipin e këngës ‘Same old love’.
Këngëtarja tjetër Rihanna, e ka veshur pak më ndryshe mini fustanin ‘Dior’, në javën e modës në Paris, kurse së fundmi me këtë fustan me ngjyrë të kuqe, është shfaqur edhe modelja Irina Shayk./Telegrafi/