Beyonce Knowles ishte kryetemë e mediave pas shfaqjes së saj në ‘Grammy Awards’, ku gjatë performancës u shfaq me bikini dhe ekspozoi barkun e saj shtatzënë.
Megjithatë, diçka e tillë duket se nuk i ka bërë përshtypje Rihannas, e cila u ka rënë në sy përdoruesve të rrjeteve sociale.
Rihanna ishte e nominuar në të njëjtën kategori me Beyonce, për albumin më të mirë bashkëkohor urban, ndërsa çmimin e fitoi Knowles.
28-vjeçarja është përfolur shumë në rrjetet sociale pas reagimit të saj në momentin kur ‘Mbretëresha Bey’ u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.
Në këtë moment, Rihanna kishte nxjerrë buzëkuqin dhe i ka lyer buzët duke e injoruar kolegen e saj.
Komente nga më të ndryshmet janë publikuar në Twitter për këtë moment, ndërsa disa prej tyre jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/