Telegrafi

Rihanna do duet me Smithin

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka pranuar se do të donte që të realizonte një duet me këngëtarin britanik Sam Smith.

Ajo përshkroi Smithin si “person shumë të mirë” dhe tha se të dy do të realizojnë bashkëpunimin pavarësisht orarit të ngjeshur që kanë.

“Ai është shumë i talentuar. Do të ishte e mahnitshme të punoja me të. S’ka rëndësi se sa të zënë jemi, kur dy artistë duan të punojnë bashkë, ata e arrijnë këtë”, ka thënë këngëtarja në iHeart Radio Awards.

“Ai ka zë të bukur, është tekst-shkrues i mrekullueshëm, por më e rëndësishmja është që ai është person jashtëzakonisht i mirë dhe kjo shprehet përmes këngëve të tij”, shtoi Rihanna.

Ajo javën e kaluar lansoi këngën e re “Bitch Better Have My Money”, që vjen pas “FourFiveSeconds” të cilën e kishte në bashkëpunim me Kanye Westin dhe Paul McCartneyn. /Telegrafi/