Site icon Telegrafi

Rihanna dhuron performancë të mrekullueshme në “Oscars”, interpreton këngën “Lift Me Up”

Edicioni i 95-të i “Oscars” është mbajtur të dielën mbrëma (12 mars) në Teatrin Dolby në Hollywood.

Në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve si ‘aktorja më e mirë’ u zgjodh Michelle Yeoh, gjersa Brendan Fraser u shpall ‘aktori më i mirë’.

Sa i përket filmave, “Everything Everywhere All at Once” fitoi gjithsej shtatë çmime edhe atë për ‘filmin më të mirë’.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Përveç disa prej yjeve të famshëm, e pranishme në edicionin e sivjetmë ka qenë edhe ylli i muzikës pop, Rihanna.

Lexo po ashtu Michelle Yeoh bëhet e para aziatike që fiton "Oscar" për 'aktoren më të mirë'

35-vjeçarja performoi hitin “Lift me up” si kolonë zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Ylli nga Barbados dhuroi një performancë spektakolare duke i dhënë momente shumë emocionuese skenës e publikut.

Ajo bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë në “Super Bowl”, teksa performoi në pjesën e parë të këtij shou.

E njëjta mes tjerash njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin ASAP Rocky. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UdIN3k4fhcc&ab_channel=NOKUB15HA

Exit mobile version