Rihanna me partnerin e saj, ASAP Rocky dhe djalin nëntëmuajsh, e kanë zbukuruar kopertinën e edicionit britanik të Vogue.
Në intervistën për këtë revistë, këngëtarja ka folur ndër të tjera për veshjet e shtatzënisë, të cilat shumëkush i quajti të guximshme.
“Gjatë shtatzënisë nuk kam pasur probleme me zgjedhjen e veshjeve, por pasi jam kthyer nga spitali në shtëpi kam veshur vetëm tuta”, është shprehur ajo.
Rihanna shtoi se djalit të saj i blen shpesh rroba me dizajne lulesh dhe se nuk i pëlqen të jetë skllav i rregullave.
“Unë i blej edhe rroba rozë. Më pëlqen rrjedhshmëria gjinore në modë. Zakonisht blej në departamentin e meshkujve”, ka thënë tutje.
Ndryshe, disa ditë më parë, ylli i muzikës performoi në Super Bowl. Ishte performanca e saj e parë pas një pauze shtatëvjeçare. Ndërkohë, i ka habitur fansat duke treguar se është në pritje të fëmijës së dytë. /Telegrafi/