Anësori i Atalantas, Emiliano Rigoni, ka thënë se Juventusi e ka kërkuar gjatë verës, porse ai e ka refuzuar ofertën.
25-vjeçari kaloi në Serie A nga Zenit St Petersburgu dhe tashmë i ka shënuar dy gola në po aq ndeshje në kampionatin italian.
Gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport, lojtari është pyetur në lidhje me vendimin që të shkonte në Bergamo.
#Atalanta winger Emiliano Rigoni reveals he turned down #Juventus this summer – “they wanted me”. https://t.co/ITMOYoW0bf pic.twitter.com/6nUZfKlYX8
— Football Italia (@footballitalia) September 7, 2018
“Ishte klubi që më dëshironte më shumë se kushdo tjetër. Ndërsa Serie A është në maje. Nuk kam mundur të zgjidhja ndonjë tjetër pas përvojës në Rusi”.
“Oferta tjera? Po, Juventusi më kërkoi, por kam biseduar me La Dean për një vit dhe mendoj se përkushtimi me të cilin të kërkon një klub, është vendimtar”, ka treguar Rigoni.
https://twitter.com/FredSauce17/status/1034559484524470272
Argjentinasi është vetëm i huazuar në Atalanta, ndërsa do të vendosë në fund të sezonit se ku do të luajë.
“Do t’i analizojmë gjërat se çfarë do të bëjmë në fund të sezonit. Nuk kam menduar për të ardhme, tash për tash po e them vetëm një gjë: ‘Nuk do të doja të kthehem në Rusi’”, është shprehur futbollisti. /Telegrafi/