Telegrafi

Rigon publikon këngën e re “Falem”

Foto: Rigon/YouTube

Këngëtari i ri i skenës, Rigon, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Falem” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga kantautori Blero, në bashkëpunim me Rigonin.

Foto: Rigon/YouTube

Orkestrimi ndërkohë është realizuar nga Joezee, ndërsa masteringu nga producenti Albos.

“Falem” është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Time Pictures. /Telegrafi/

https://youtu.be/Rv5tMINTqS4