Pjesët dalluese i kanë mbetur të njëjta, vetëm se crossoveri Macan është rifreskuar që të jetë edhe për një kohë në treg
Para disa muajsh, Mercedes ka bërë të ditur se ka nisur fazën e rifreskimit për Macan, ndërsa ka dhënë vetëm detaje pakta se çfarë mund të ndryshohet, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, zyrtarët e prodhuesit gjerman i kanë përmbledhur të gjitha, për ta prezantuar këtë model në metal.
Makinës nuk i është siguruar ndonjë hapësirë e dëshirueshme, në Paris Motor Show 2018 dhe krahasimi me makinat e reja, ishte mjaft i madh.
Duke pasur parasysh, kur Macan i ri u prezantua për herë të parë më 2014, duke i lënë të gjithë të mahnitur.
Inxhinierët e Porsche, nuk kanë bërë ndryshime as në motorin me naftë, duke ia lënë të njëjtin me 2.0-litra, që prodhon 245 kuajfuqi.
Vetëm se i ri, ka filterët e duhur, në mënyrë që emetimi i gazrave të jetë sa më i vogël.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 6.7-sekonda, ndërsa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 225 kilometra në orë.
Porsche Macan është punuar sipas sistemit New Europian Driving Cycle, duke bërë që të shpenzojë 8.1-litra në 100 kilometra. /Telegrafi/