Shou më i madh në mediat tona, “Super Sfida”, është rikthyer përsëri në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Të dielën ka filluar kampionati i këtij shou, ku mysafirë ishin Blero, Arbër Zeka, Egzon Rafuna përballë ekipit të artistëve nga Maqedonia: Lindonit, Artës dhe Fatosit.
Në këtë emision të gjithë mysafirët shfaqen shpirtin garues, vullnetin e madh dhe dëshirën për fitore, por në disa lojëra madje shpërtheu inati i madh – që është natyrshmëri e njeriut.
“Super Sfida”, këtë të diel u realizua në dy studio gjigante dhe me lojëra spektakolare, që krijuan një atmosferë shumë interesante për audiencë.
Producenti Enis Ujkani, ka theksuar se ky sezon do të jetë një sfidë e madhe për stafin realizues, për arsye se audienca e krijuar nga dy sezonet paraprake, duhet të ruhet.
“Do të mundohemi të sjellim lojëra të reja dhe atraktive, ku edhe kemi filluar ndërtimin e një skenografie krejtësisht të re dhe madhështore, ku do ta përfundojnë në mesin e këtij sezoni. Ne mendojmë se ky shou e meriton një skenë të tillë, për arsye se kemi arritur në rekorde të shikueshmërisë deri në 74për qind, fenomen televiziv, gjë që rrallë ndodh në televizione.
Këtë të diel në ora 20:50, në RTK, është një derbi i madh në mes aktorëve të dashur për publikun nga serialet më të shikuara vendore “Çka ka shpija” dhe “O sa mirë”. /Telegrafi/