Rigles Rajku apo i njohur Noizy dhe Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, janë dy nga reperët që nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete.
Në fillimet e karrierës të dy ishin bërë temë te medieve për ‘luftërat’ dhe ‘disat’ mes tyre, transmeton Telegrafi.
Këto gjëra ishin harruar në dy vitet e fundit, por ja që ‘meçi’ Noizy-Stresi, u rikthye prapë. E gjitha kjo pasi Stresi ka postuar një fotografi ku tallet qartë me drejtuesin e grupit OTR.
Më poshtë keni postimin, por a di t’i përgjigjet Noizy? Kjo mbetet të shihet.
Ndërsa vlen të theksohet se ky postim është fshirë nga Stresi pas një ore. /Telegrafi/