Telegrafi

Rifillon linja hekurudhore Selanik-Shkup

Nga dita e sotme rifillon linja hekurudhore Selanik – Shkup, për vagona udhëtarësh dhe transporti, ndërkaq planifikohet që deri në fund të javës, të normalizohet krejtësisht komunikacioni hekurudhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që të lëvizin edhe vagonët grek, të cilët u bllokuan në anën kufitare të Maqedonisë. Zhvendosja e refugjatëve nga Idomeni në Selanik, bëri që të lirohet komunikacioni hekurudhor, mirëpo pala greke, paraprakisht ka kryer kontrolle dhe verifikime, për t’u siguruar se nuk ka ndonjë problem.

Pala greke ka pësuar humbje të mëdha nga bllokada e hekurudhës, që vlerësohet se ka arritur në 2.75 milion euro./Telegrafi/