Site icon Telegrafi

Rifillojnë të reshurat e shiut në Shkup

Ashtu siç edhe u paralajmërua nga Enti Hidro-Meteorologjik, të reshurat e shiut kanë vazhduar edhe sonte në rajonin e Shkupit, çka e alarmon situatën se një përmbytje e radhës mund të ndodhë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre parashikimeve, moti i ligë dhe me të reshura shiu do të vazhdojë deri në ditën e martë, kurse qetësimi pritet të ndodhë në ditën e mërkurë.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Të shpresojmë që nuk do të përsëritet ajo çfarë ndodhi mbrëmë në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version