Telegrafi

Rifa dhe Adore sjellin “N’top 5”

Foto: YouTube

Dy rap-artistët e rinj Rifa dhe Adore, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“N’top 5” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar në studion InterPlay, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Rifa dhe Adore.

Foto: YouTube

Ky projekt muzikor është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me performancë dhe interpretim të veçantë.

Ana vizuale e projekti i është besuar regjisorit Arjanit Kajtazi.

Rifa dhe Adore janë dy emra të rinj në estradë, me synimin që në të ardhmen të bëhen ndër emrat dominues në tregun muzikor. /Telegrafi/