Telegrafi

Ridvan Berisha: Po ndjehem i rrezikuar nga Vetëvendosje

Kryeredaktori i RTK 3, Ridvan Berisha thotë se ndihet i rrezikuar nga ajo që e quan “linçim publik që Lëvizja Vetëvendosje” po i bënë personalitetit të tij si gazetar.

“Jam në oborr para shtëpisë sepse gjatë tërë kohës prej që është publikuar ajo fotografi me atë lidhje, më kanë ardhur mesazhe kërcënuese”, ka thënë Berisha, për portalin Insajderi.

Krejt kjo, sipas Berishës, vjen pasi LVV-ja, publikoi një fotografi në të cilën ai shihet në një darkë me gruan e zëvendësdrejtorit të njësitit të anti-terror, Luan Keka, i cili ka zhvilluar hetimet ndaj aktivistëve të kësaj partie që u arrestuan të martën nën dyshimet për “aktivitet terrorist”.