Kryeministri Hristijan Mickoski beson se Bullgaria për nevoja të brendshme politike po e politizon paralajmërimin e Qeverisë për ridedikimin e mjeteve për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, e cila bazohet, thotë, në problem inxhinierik, sepse nga ana bullgare nuk ekziston një projekt i qartë.
“Ne nuk po flasim për ndonjë ndryshim interesi. Ne thjesht po flasim për mënyrën sesi gjërat duhet të vendosen në rrugën e duhur. Kështu si janë vendosur, do ishte cmenduri te pajtohemi si qeveri per nje projekt qe perfundon ne gjysme tuneli ne qorrsokak dhe te shpenzojmë gjysme miliard euro para te popullit, sepse vlera e projektit eshte 560 milionë euro, nga të cilat 360 janë kredi dhe 200 milionë janë grant. Në fazën e parë, 360 milionë janë paratë e taksapaguesve të RMV-së dhe 200 milionë të taksapaguesve evropianë. Në dokumentacionin e tenderit thuhet se parimi i realizimit të projektit është sipas fidikut të verdhë, që do të thotë se shuma, buxheti që është përcaktuar është buxheti për realizimin e këtij projekti dhe se nuk janë parashikohen penalti apo punime shtesë. Por nuk është kështu sepse të dyja palët deklarojnë më pas në dokumentacionin e tenderit se kontraktori ka të drejtën e penaltive dhe punëve shtesë. Që do të thotë se është praktikisht një fidik i kuq, kështu që projekti mund të arrijë lehtësisht 750, 800 milionë euro. E them si inxhinier, jo si kryeministër, kjo do të thotë të paktën 500 milionë euro para nga buxheti, nga qytetarët dhe 200 milionë euro para të taksapaguesve europianë për 24 kilometra, 22 tunele që do të përfundojnë në gjysmë tuneli në qorrsokak pa e ditur se çfarë do të ndodhë në anën bullgare, sepse nuk ka një projekt të qartë nëse tuneli do të vazhdojë”, tha Mickoski në pyetjen e një gazetari pas prezantimit të gjashtë automjeteve të reja të blinduara të lehta JLTV në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.
Në lidhje me synimin për ridedikimin e mjeteve nga kredia nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga BEI që ka marrë qeveria e mëparshme, për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, e cila përfundon me tunel, ai pret mirëkuptim nga kreditorët.
“Ne tani po themi, ta bëjmë këtë, siç duhet ta mjekojmë më vonë, në vend që të parandalojmë. Për fat të mirë ndryshimi ndodhi kështu dhe ende mund ta parandalojmë, ndaj themi le ta shohim projektin nga ana bullgare – nuk ka të tillë. Le ta bëjmë, pse të përfundojmë me gjysmë tuneli, ta bëjmë vërtetë një vazhdimësi drejt Detit të Zi, siç e parashikon korridori strategjik, strategjik për Aleancën e NATO-s nga Deti i Zi përmes Bullgarisl, nga vendi ynë, Shqipëria deri në Itali. Le të jetë ashtu siç duhet dhe mendoj se do të gjejmë mirëkuptim. Unë nuk po bëj politikë nga kjo, siç bëjnë tek fqinji jonë lindor. Më vjen keq që sërish për nevojat e tyre të brendshme – politike bëjnë politikë nga e gjithë kjo. Ky është një problem inxhinierik, nuk ka të bëjë me politikën. Ne duam të bëjmë Korridorin 8, unë jam i pari për të, por duhet bërë siç duhet. Është e papërgjegjshme të hysh në një aventurë në të cilën nuk e dimë nëse do të ketë një fund apo kur do të jetë fundi. Nuk duam që autostrada e re Ohër-Kërçovë të ndodhë pikërisht tani në këto 24 kilometra, tha mes tjerash Mickoski.
Manuel Saracin, i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar në një deklaratë për mediat bullgare komentoi se Korridori 8 i transportit evropian është i një rëndësie strategjike për rajonin, por që sipas tij, qeveria e re në Shkup tregoi këtë javë se ka humbur interesin për zbatimin e tij dhe se në vend të këtij korridori në Shkup I është dhënë prioritet Korridorit 10. “Unë personalisht besoj se nuk është në kompetencën e një vendi të ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shumë kontrata të ndryshme. Gjatë bisedave të mia në Sofje, kuptova se Bullgaria është konfuze, por edhe e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi i Korridorit 8 është sigurisht i një rëndësie strategjike”, thotë Saracin.