Site icon Telegrafi

Richarlison: Chelsea dhe Arsenal më donin, por Conte ishte vendimtar që të kaloja te Tottenham

Richarlison e pranon se ka zgjedhur Tottenhamin para Chelsean dhe Arsenalin, kur u largua nga Evertoni këtë verë.

Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për Richarlison, pasi klubet kryesore të Londrës si Arsenal dhe Chelsea e donin në afatin kalimtar veror.  Ai ka folur për situatën se di rrodhi situata gjatë verës.

“Isha me pushime në Brazil kur dëgjova se Tottenham i kishte bërë një ofertë Evertonit”.

“Isha i lumtur, sepse ata janë një skuadër e madhe. Më pas ishte e gjitha që klubet të negocionin një marrëveshje, dhe për fat të mirë gjithçka shkoi mirë. Antonio Conte më thirri gjatë negociatave dhe më shprehu se sa do të donte të më kishte në skuadër – kjo ishte jetike për vendimin tim”, ka thënë fillimisht braziliani.

Kur u pyet për interesimin nga rivalët londinez Arsenal dhe Chelsea, ai tregoi situatën edhe me këto dy klube.

“E di që Chelsea bëri një ofertë, dhe besoj se Arsenali gjithashtu kontaktoi Evertonin për të pyetur për situatën time, por Spurs hynë dhe paguan tarifën, e dini? Është kaq e thjeshtë”.

“Evertonit iu desh të shiste disa lojtarë për të shmangur një problem të Fair Play Financiar, dhe negociatat ishin shumë të shkurtra, për të qenë i sinqertë. Unë nënshkrova kontratë gjatë pushimeve të mia në Pantanal [një rajon i largët i Brazilit]”, ka thënë Richarlison. /Telegrafi/

Exit mobile version