Telegrafi

Richarlison befason të gjithë: Ancelotti më ka thënë se mund ta fitojë Topin e Artë

Menaxheri i njohur i Evertonit, Carlo Ancelotti ka befasuar të gjithë duke menduar se sulmuesi Richarlison ka aftësinë për të fituar Topin e Artë.

Braziliani është një pjesë jetike e sulmit të Evertonit dhe ka regjistruar katër gola dhe dy asistime këtë sezon, duke shkuar në 33 gola në 86 ndeshje në përgjithësi.

Por, Ancelotti mendon se ish-njeriu i Watford mund të vazhdojë të arrijë gjëra edhe më të mëdha dhe të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

Lexo po ashtu Si funksionoi revolucioni i Carlo Ancelottit te Evertoni: Sulmuesi i pandalshëm Calvert-Lewin, gjeniu James Rodriguez dhe ylli Richarlison

Është vet sulmuesi brazilian i cili ka treguar se ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit mendon se ai mund ta fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

“Përfundova duke mësuar shumë gjëra. Tani, me Ancelottin, një trajner që fitoi gjithçka, ai gjithmonë më tregon ndonjë histori, më korrigjon, më udhëzon. Kjo është ajo që e bën një lojtar të evoluojë”, ka thënë fillimisht Richarlison për Globo Esporte.

“Unë vetëm mund të rritem me ardhjen e tij, dhe kush e di, unë mund të bëhem shënues dhe të rritem edhe më shumë si profesionist”.

“Vetë Ancelotti tashmë ka thënë se unë jam në mesin e 10 sulmuesve më të mirë që ai ka trajnuar dhe kjo është një nder për mua”.

“Kjo më motivoi shumë, dua të përmirësohem edhe më shumë. Ai tashmë më tha se unë do të fitojë Topin e Artë, se unë do të fitoj disa kampionate. Unë do t’i besoj fjalës së atij”.

Lexo po ashtu Lojtarët më të shtrenjtë që nuk marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës – spikasin yjet e Everton, Wolves e Lyon

“Tani thjesht duhet të përmirësohem, duke punuar shumë në trajnim, në mënyrë që të vazhdoj të evoluoj”, përfundoi 23-vjeçari i Evertonit.

A mendoni se Richarlison do ta fitojë Topin e Artë?

/Telegrafi/