Telegrafi

Richards thotë se Stones duhet të largohet nga City, tregon edhe dy skuadrat adekuate për mbrojtësin anglez

John Stones ka humbur vendin e titullarit tek gjiganti anglez Manchester City.

Edhe pse është njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, ai nuk është më i preferuari i Pep Guardiolës.

Në vitin 2016 City shpenzoi 55 milionë euro për transferimin e tij nga Evertoni, por anglezi ka mbetur zëvendësues i një lojtari të ri si Eric Garcia te City.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richard ka thënë se Stones duhet të largohet nga Etihad Stadium.

“Kur një trajner e humb besimin tek ti është shumë e vështirë ta rimarrësh atë. Për mua, kur Stones është në gjendje të mirë dhe para tij po luan Eric Garcia, një djalë 19-vjeçar është e vështirë”, ka deklaruar Richards.

John Stones . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Tutje ish-mbrojtësi anglez ka këshilluar bashkëkombësin e tij që të rikthehet te Evertoni ose t’i bashkohet Arsenalit.

“Unë nuk mendoj se nëse Stones shkon te Everton vshtë një veprim i keq. Njerëzit do të thonë se është një hap mbrapa, por unë nuk e mendoj ashtu, pasi ai është i dashur nga tifozët dhe ka një menaxher të shkëlqyeshëm si Carlo Ancelotti”.

John Stones. (Photo by Oli Scarff/Pool viaGetty Images)

“Edhe te Arsenali është një mundësi e mirë pasi do të punonte me Mikel Artetan që e pëlqen shumë”, ka përfunduar Ricahrds.

Përveç Evertonit dhe Arsenalit, edhe Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit anglez.

City është gati ta lë të lirë, por për ta bërë një gjë të tillë dëshiron 30 milionë euro. /Telegrafi/