Telegrafi

Richard Moore u emërua si kreu i ri i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Britanisë së Madhe

Shef i ardhshëm i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Britanisë së Madhe, i njohur ndryshe si MI6, është emëruar si Richard Moore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, z. Moore aktualisht është drejtor politik në Zyrën e Jashtme dhe një ish-ambasador në Turqi.

Ai do të marrë përsipër rolin si shef të MI6 gjatë vjeshtës dhe pason Sir Alex Younger, i cili ka qenë në post për gati gjashtë vjet.

Z. Moore u vlerësua si “një zgjedhje e shkëlqyeshme” dhe “i qetë, angazhues dhe i guximshëm” nga një ish shef i MI6.

MI6 është shërbimi i inteligjencës së huaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përgjegjës për mbledhjen e informatave jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Tri qëllimet e saj kryesore janë ndalimi i terrorizmit, “prishja e veprimtarisë së shteteve armiqësore” dhe dhënia e një avantazhi në internet Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa Agjencia homologe e saj e inteligjencës, MI5, është përgjegjëse për mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar, qytetarëve dhe interesave të saj brenda dhe jashtë vendit kundër kërcënimeve për sigurinë kombëtare. /Telegrafi/