Të gjitha mediat portugeze raportuan të premten pasdite një lajm që mund të ndryshonte peizazhin e futbollit evropian.
Sipas Antena 1, A Bola dhe O Jogo, Ricardinho është në radarin e Sporting Lisbonvs.
Për më tepër, ekziston një marrëveshje mes “O’Magico” dhe klubit portugez, për të cilën ata do të paguajnë klauzolën prej 1.5 milionë euro dhe ndërsa për katër vjet qëndrimi do të duhet ta paguajnë futbollistin që luan në salla pesë milionë euro.
Kjo do ta bënte lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit në palestra, megjithatë, skuadra e Movistar nuk e ka ndërmend ta shesë Ricardinhon, të cilin e konsideron të paprekshëm.
Kohët e fundit futbollisti ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020, por klubi madrilen mund ta humb shërbimet e lojtarit vetëm nëse Sporting paguan klauzolën astronomike sa i përket këtij sporti.
Theksojmë se Sporting në dy vitet e fundit rresh është duke u mposhtur në finalet e garave evropiane prej skuadrës së Ricardinhos.
Portugezi gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadrat si Benfica dhe Nagoya Oceans ndërsa ka fituar 28 tituj me tre klubet e cekura gjersa është shpallur edhe kampion evropian me Portugalinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1BnJ6BxjhJE
https://youtu.be/xrf7KPBXrwY?t=8
https://youtu.be/GAor8YCctVs?t=2