Site icon Telegrafi

Ribery thuhet se e ka pranuar ofertën e Fiorentinës, pritet zyrtarizimi

Raportet e fundit nga Gjermania bëjnë të ditur që Franck Ribery po transferohet te Fiorentina si lojtar i lirë.

Das Bild raporton se sulmuesi francez mori vendimin e tij dhe hodhi poshtë transferimet më fitimprurëse te Dynamo Moscow, Spartak Moska apo klubet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kontrata e 36-vjeçarit me Bayern Munichun skadoi pas 12 vjetësh në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.

Franck Ribery (Foto: Getty Images/Guliver)

Fiorentina konfirmoi se ata kishin bërë një ofertë dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, atëherë ata janë duke pritur.

Lexo po ashtu Klopp thuhet se tentoi ta transferonte Riberyn pas largimit nga Bayerni

Sipas raportimeve të fundit, familja e Riberys gjithashtu luajti një rol vendimtar në vendim, e që do të jetë një përvojë e re në Firence dhe Serie A.

Al-Nasr ishte përgatitur t’i jepte një kontratë dy vjeçare me vlerë prej pesë milionë euro në sezon, mirëpo francezi e kishte vendosur tashmë kalimin te skuadra italiane. /Telegrafi/

Exit mobile version