Anësori i Bayernit të Munichut, Franck Ribery, është përfshirë në një tjetër skandal prostitucioni, pesë vjet pas çështjes famëkeqe “Zahia”, që shkaktoi polemika në mbarë botën në atë kohë, raportojnë mediat franceze.
Ish-ylli i Marseille u lirua nga të gjitha akuzat për keqbërje nga gjykatat franceze më 26 nëntor 2014, por anësori bavarez është thirrur në pyetje nga Brigada Franceze Anti-prostitucion (BRP), pas raporteve të reja për një skandali të ri. Raportet flasin për përfshirjen e Ribery në skandalin ndërkombëtar të prostitucionit, i cili përfshin edhe të mitur.
Ngjarjet thuhet se kanë ndodhur në Paris të Francës. Ribery thuhet se ka paguar një mik për t’i sjellë 10 “escorts” në një “party”, natën vonë. Lojtari i Bayernit mësohet t’i ketë dorëzuar mikut të tij një zarf me 500 eur për t’i sjellë 10 “escorts” në ngjarjen e lartpërmendur, transmeton telesport.
Megjithatë, miku në fjalë duket se ka mbetur i pakënaqur, ndaj zgjodhi të flasë për mediat. Përveç çështjes, tashmë të diskutueshme, në këtë ngjarje thuhet se kanë qenë të përfshirë edhe vajza nën moshë. Raportet pretendojnë edhe për një prostitutë 17-vjeçare, e përfshihet në natën në fjalë.