Franck Ribery është larguar nga Bayern Munich pas 12 viteve qëndrim tek rekordmenët gjerman.
Francezi ka disa oferta nga Katari, Amerika e Austrlia, por dëshira e tij është të vazhdoj të luaj në Evropë.
36-vjeçari dëshiron një klub të një niveli të lartë dhe tani është ofertuar nga dy skuadra të respektuara.
Eintracht Frankfurt i ka bërë ofertë francezit, duke i ofruar një kontratë dy vjeçare.
Në anën tjetër edhe klubi italian Fiorentina po dëshiron të nënshkruajë me të, duke i prezantuar një projekt ambicioz.
Ribery ende është i pavendosur për të ardhmen e tij, por mediat franceze raportojnë se nëse nuk nënshkruan me ndonjë ekip në Serie A, Bundesliga e Ligën Premier, ai do të rikthehet në Francë.
Ish-numri shtatë i Bayernit ka një ofertë nga ish-skuadra e tij Olympique Marseille. /Telegrafi/