Franck Ribery mund të rikthehet përsëri në kampionatin turk.
Mesfushori francez i cili është rikthyer nga lëndimet dhe po paraqitet për mrekulli për Bayernin mund të largohet në fund të stinorit.
Veterani francez ka marrë një ofertë nga gjiganti turk Fenerbahce që e dëshiron për stinorin e ri.
Mediat turke e shohin Riberyn si zëvendësim adekuat për portugezin Luis Nani që pritet të largohet nga Stambolli.
Në rast se do të pranonte këtë ofertë, do të ishte hera e dytë për Riberyn që do të aktivizohej në kampionatin turk, pasi më parë ishte pjesë e Galatasarayt. /Telegrafi/