Site icon Telegrafi

Ribery arrin në Firence: Luca Toni më bindi ta zgjedh Fiorentinan

Franck Ribery pas arritjes në Firence për të kompletuar transferimin, ka zbuluar se Luca Toni e ka bindur duke i thënë se Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm.

Ribery zbriti nga një avion privat me gruan Wahiba para se të përshëndetet nga qindra tifozë të Fiorentinas.

36-vjeçari francez pranon se ish-bashkëlojtari i tij te Bayern Munich, Luca Toni, luajti rolin kryesor për ta zgjedhur klubin Viola.

Lexo po ashtu Franck Ribery te Fiorentina, zyrtarizmi çështje orësh

“Jam i lumtur, jam këtu me familjen time”, ka thënë fillimisht Ribery për faqen e internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio.

“Kam biseduar me Fiorentinan javën e kaluar, si dhe me Tonin, i cili më tha se Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm në një qytet të bukur”.

Ribery dhe Toni gjatë kohë te Bayerni

“Jam i lumtur sepse më pëlqen të jem këtu, madje edhe gjuha më pëlqen. Kuptimi im nuk është i përsosur, por është gjithçka e mirë”, përfundoi francezi.

Francezi do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Violan dhe do të prezantohet nesër (e enjte) në ora 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version