Që prej ndarjes pas një lidhjeje disavjeçare me Seldi Qalliun, bukuroshja Dafina Zeka iu kushtua edhe më shumë vetes. Si një vajzë me shkollim të rëndësishëm, vajza e gazetarit Milaim Zeka ka arritur të ndërtojë në Suedi një karrierë për t’u pasur lakmi.
Kujtojmë se Dafina jeton akoma në Suedi dhe është një inxhiniere e diplomuar, dhe së fundi u raportua se ajo ka filluar punë si inxhiniere në njërën nga kompanitë më të mëdha suedeze me famë botërore. Por këto angazhime nuk e pengojnë inxhinieren e re që të bëjë pushime verore në mes të dimrit. Nga fotot që ka postuar në rrjetet sociale, Dafina duket se po kalon për mrekulli. Është bukur që edhe arratisjet disaditore për pushime, nuk mungojnë. Dafina ka disa ditë që ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po shijon Jugun e nxehtë.
Ajo që ka rënë në sy është që gjatë gjithë këtij udhëtimi, ajo është shfaqur komplet e vetme në foto, pa dikë të familjes apo shoqërisë, gjë që duket pak e vështirë. Në po të njëjtën periudhë, për koincidencë apo jo, nga rrjetet sociale është zhdukur edhe Seldi, i cili përjashto kujtimin për Ergin, ka mbi dhjetë ditë që nuk ka postuar fotografi.
Kjo shton dyshimet se Dafina dhe Seldi mund të jenë rikthyer bashkë pas ndarjes e cila u bë mediatike muaj më parë, por që askush nuk mësoi për arsyet dhe çifti nuk e konfirmoi. /Zhurnal/Telegrafi/