Abbey Joiner nga Kent i Anglisë, kishte pranuar një telefonatë misterioze, që tregonte se këlyshi i saj pesë muajsh, ndodhet te një veteriner 110 kilometra larg shtëpisë së saj.
Megjithëse nuk po besonte, 51-vjeçarja shkoi në ordinancën ku i thanë dhe u takua me kafshën shtëpiake, që ia kishin vjedhur para një jave, transmeton Telegrafi.
“Nuk di kush më telefonoi, vetëm dua ta falënderoj që më tregoi se ku e kam këlyshin”, ka thënë Joiner.
Në videon e postuar, qeni i vogël shihet duke u hedhur dhe lëpirë pronaren, i gëzuar që është sërish bashkë me të. /Telegrafi/