Telegrafi

Ribashkohen Rita Ora dhe Lewis Hamilton? Janë bashkë në Maldive (Foto)

Dukej sikur historia mes tyre ishte diçka që i përket të shkuarës, por ndoshta nuk qe e thënë.

Artistja me origjinë shqiptare dhe kampioni i Formula 1 janë shfaqur sërish përkrah njëri tjetrit. Këtë herë duket se dyshja po shijonte pushimet në Maldive, dhe dyshojmë shumë që të jenë takuar atje rastësisht.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një fotoje që këngëtarja 26 vjeçare ka postuar në Snapchatin e saj. Rita shfaqet shumë provokuese me rroba banjoje, ndërkohë që pas saj gjenden piloti 32 vjeçar bashkë me një mik.

Në foto ajo ka shkruar se ndjehet “e bekuar”, dhe nuk besojmë se është shumë e vështirë të kuptosh për kë e kishte fjalën.

Mbetet të shihet nëse vërtet Rita është ri-bashkuar me Lewis Hamilton, yllin e Formula 1. /Telegrafi/