Fansat po e presin me padurim filmin “Ballerina” me Ana de Armas që është një ‘spin-off’ i trillerit aksion të vlerësuar nga kritikët, “John Wick”.
Historia vendoset në të njëjtin univers filmik sikurse e filmit bazë me Keanu Reeves në rolin kryesor, ndërsa zgjerohet në botën e krimit.
Edhe pse tashmë dihet se rolin kryesor në film e luan aktorja kubane-spanjolle, Ana de Armas, së fundmi është zbuluar edhe pjesa tjetër e kastit: Anjelica Huston, Gabriel Byrne, Lance Reddick, Catalina Sandino Moreno, Norman Reedus e Ian McShane.
Krahas bukuroshes, e cila njihet për rolet në filmat, si “No Time to Die” e “The Grey Man”, fansat u gëzuan kur dëgjuan se në film do të shfaqet edhe Keanu Reeves.
Ai ka qenë ylli kryesor në katër filmat e deritanishëm “John Wick”, ndërsa ka konfirmuar se do të shfaqet edhe në “Ballerina”.
Megjithëse shikuesit shpreson për ndërveprim më të madh të dyshes në filmin e ri, Reeves ka thënë së fundmi se do të shfaqet vetëm në disa skena të ‘spin-off-it’.
Dy aktorët kanë luajtur bashkë edhe në filmat “Knock Knock” (2015) dhe “Exposed” (2016).
Filmi “Ballerina” është caktuar që të jepet premierë më 7 qershor 2024. /Telegrafi/