Telegrafi

Riaftësohet Nainggolan, i gatshëm për Juven

Getty Images

Radja Nainggolan pritet të nisë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Juventusit, pas shqetësimeve që i pati me lëndimin e muskulit të këmbës së majtë.

Derbi i javës së 36-të në Serie A zhvillohet të dielën në Stadio Olimpico, ku Roma i pret Bianconerët.

Lexo po ashtu Dzeko mungon ndaj Juves, Nainggolan në dyshim

Edin Dzeko tashmë është konfirmuar se nuk do të luajë, pasi do të mungojë 10 ditë, ndërsa Kevin Strootman do ta plotësojë suspendimin prej dy ndeshjesh.

Nainggolan e kishte lënduar këmbën e majtë dhe ishte në dyshim për takimin e rëndësishëm të sezonit, mirëpo njoftimet e reja thonë se belgu është riaftësuar për lojë.

Roma është duke konkurruar me Napolin për pozitën e dytë në tabelë që çon direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa fitorja eventuale ndaj Juves mund ta bëjë interesant fundin e sezonit. /Telegrafi/