Site icon Telegrafi

Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

Pas sulmit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në objektin e komunës, Ministria e Punëve të Brendshme sot ka rihapur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në objektin e stacionit policor në Zubin Potok.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lexo po ashtu Digjet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, dyshohet për mjet shpërthyes në Zveçan

Tutje, në njoftim thuhet se, kjo është një ndërhyrje e shpejtë që kanë bërë zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit të MPB-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mr qëllim që qytetarët e kësaj zone të mos mbesin pa shërbime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version